Ndërlidhjet

Arrestohen tre burra për sulmet në Indonezi


Ilustrim
Ilustrim

Policia indoneziane i ka arrestuar tre burra të dyshuar në lidhje me sulmet në kryeqytetin Xhakarta.

Organet e rendit kanë njoftuar se tek njëri nga personat e arrestuar e kanë gjetur një flamur të grupit militant Shteti Islamik.

Gjetja e flamurit e rrit pretendimin e autoriteteve se sulmi është kryer nga grupi militant Shteti Islamik, grup i cili kontrollon territore në Siri dhe Irak.

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur të enjten kryeqytetin indonezian, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer sulmet në Xhakartë të Indonezisë.

Zëdhënësi i policisë indoneziane, Anton Charliyan, e ka konfirmuar arrestimin e tre personave, duke thënë se dy nga ta kishin qenë të dënuar më herët për vepra të terrorizmit.

XS
SM
MD
LG