Ndërlidhjet

Republikanët e qortojnë Shtëpinë e Bardhë për “dobësi” ndaj Iranit


Kandidatët republikanë, Donald Trump (majtas) dhe Ted Cruz (djathtas)

Kandidatët republikanë, Donald Trump (majtas) dhe Ted Cruz (djathtas)

Udhëheqësit republikanë në Shtetet e Bashkuara e kanë qortuar Shtëpinë e Bardhë për atë që e shohin si “dobësi” në trajtimin e qështjes së Iranit.

Kritikat vijnë pak ditë para se Teherani pret që Shtetet e Bashkuara t’ia lehtësojnë sanksionet ekonomike

Gjatë një debati të mbajtur të enjten, republikanët kanë parashtruar pyetje se pse presidenti Barak Obama, gjatë fjalimit të tij vjetor, nuk e ka përmendur arrestimin e dhjetë ushtarëve amerikanë nga autoritetet iraniane në ujërat territoriale të Iranit.

Ata kanë thënë se Obama nuk i ka përmendur të arrestuarit derisa sipas republikanëve, televizioni iranian i ka paraqitur të ndaluarit në cilësinë e të zënëve robër.

“Ishin pamje që ta copëtonin zemrën”, ka thënë senatori Ted Cruz, një kandidat për president, duke ui referuar imazheve të një ushtari amerikan me duar mbi kokë.

Përfaqësuesi tjetër i republikanëve Steve Scalise, në përfundim të paraqitjes iu tha gazetarëve se “kjo nuk do të kishte ndodhur sikur armiqtë tanë do të ishin të frikësuar nga fuqia amerikane në botë”.

XS
SM
MD
LG