Ndërlidhjet

Zyrtarët shëndetësorë në Siera Leone e kanë konfirmuar një rast të ri të vdekjes nga Ebola dhe atë vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Afrikën Perëndimore të pastër nga Ebola.

Gjatë ditës së enjte Liberia është shpallur vend i pastër nga Ebola, derisa Siera Leone ishte shpallur e pastër më 7 nëntor.

Një zëdhënës i një spitali në Siera Leone, i ka thënë BBC, se dy testet e kryera tek një person që ka vdekur në veri të Siera Leones, kanë dëshmuar për praninë e virusit.

Pacienti ka vdekur në fillim të kësaj jave.

Zëdhënësi Sidi Yahya, ka thënë se pacienti ka vdekur në rajonin Tonkolili dhe se ai kishte shkuar në këtë rajon nga Kambia që gjendet në kufi me Guinenë.

Rreth 4 mijë persona kanë vdekur nga Ebola në Siera Leone ndërsa rreth 11 mijë në të gjithë rajonin, që nga shfaqja e virusit Ebola në dhjetor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG