Ndërlidhjet

Turqia arreston 14 akademikë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi ka njoftuar sot se policia i ka arrestuar katrëmbëdhjetë akademikë, për shkak të nënshkrimit të një peticioni që i dënon operacionet ushtarake kundër rebelëve kurdë në juglindje të vendit.

Agjenica Anadolu ka njoftuar se katrëmbëdhjetë të arrestuarit janë mësimdhënës në Universitetin Kocaeli, që gjendet në afërsi të Stambollit.

Ata janë në mesin e 1 mijë e 200 akademikëve nga Turqia dhe nga jashtë, të cilët e kanë nënshkruar peticionin me titullin “Ne nuk do të marrim pjesë në këtë krim”.

Peticioni i kërkon Ankarasë që ta ndaloj “masakrën e qëllimshme dhe dëbimin e popullit kurd dhe të tjerëve nga rajoni”.

Prokurorët kanë nisur hetime për veprat penale “fyerje e shtetit” dhe “propagandë terroriste”

Në juglindje të Turqisë muajve të fundit ka pasur përleshje në mes të separatistëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe ushtrisë turk,e pasi që në korrik të vitit të kaluar është prishur marrëveshja e armëpushimit.

Aktivistët e shoqërisë civile thonë se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në zonën që gjendet nën shtetrrethim.

XS
SM
MD
LG