Ndërlidhjet

11 të vdekur nga gripi i derrave në Armeni


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët në Armeni kanë njoftuar se si rezultat i përhapjes së gripit të derrave H1N1, gjatë dy muajve të fundit kanë vdekur njëmbëdhjetë persona.

Ministri armen i Shëndetësisë, Armen Muradian, ka thënë sot se një grua 61 vjeçare ka vdekur të enjten, duke e rritur numrin e të vdekurve nga virusi në njëmbëdhjetë.

Përveç të vdekurve, sipas tij, 92 pacientë që kanë simptoma të gripit të derrit janë duke u trajtuar në institucionet shëndetësore armene. Njëmbëdhjetë nga ta, sipas Muradian, janë në gjendje të rëndë.

Ndërkoë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Armemi, Armen Ashotian, ka njoftuar se pushimi dimëror për nxënësit, për shkak të gripit, është zgjatur deri më 25 janar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Anahit Haytayan, ka thënë gjatë të enjtes se numri i deritashëm i të vdekurve, nuk përbën epidemi.

XS
SM
MD
LG