Ndërlidhjet

30 luftëtarë kirgizë të IS-it të vrarë në Siri e Irak


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar nga qeveria kirgize ka njoftuar se më shumë se tridhjetë shtetas të Kirgizisë, janë vrarë gjatë vitit të kaluar duke luftuar krahas grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Stalbek Rakhmanov, nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar sot se 508 qytetarë të Kirgizisë i janë bashkuar grupit militant në Siri dhe Irak vetëm gjatë vitit të kaluar.

Në mesin e tyre janë 387 burra, 121 gra dhe 83 fëmijë dhe të rinjë, më të vegjël se 18 vjeç.

Sipas Rakhmanov, 40 qytetarë të Kirgizisë janë rikthyer gjatë vitit të kaluar nga Siria dhe Iraku, derisa 33 të tjerë kanë vdekur gjatë luftimeve.

Autoritetet në Kirgizi dhe në ish-republikat tjera sovjektike të Azisë Qendrore thonë se qindra qytetarë të tyre i janë bashkuar grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Grupi militant ka konfiskuar sipërfaqe të mëdha të territorit të Sirisë dhe Irakut që nga ofenziva e nisur në qershor të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG