Ndërlidhjet

logo-print

Sharif zotohet se do t'i çrrënjosë “vrasjet e nderit”


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, teksa e ka uruar Sharmeen Obaid-Chinoy për nominimin e filmit të tij dokumentar për çmim Oscar, është zotuar se do t’i çrrënjosë “vrasjet e nderit” në Pakistan .

“Një vajzë në lum: Çmimi i faljes” është film që tregon historinë e një të mbijetuare në Pakistan, ndërsa është nominuar gjatë të enjtes në kategorinë për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër.

Qindra gra dhe vajza në Pakistan vriten nga të afërmit e tyre çdo vit me qëllim të mbrojtjes së nderit të familjes.

“Vrasjet e nderit shqetësojnë disa segmente të shoqërisë në Pakistan”, thuhet mes të tjerash në një komunikatë të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Në komunikatë bëhet me dije se kryeministri Sharif, është zotuar se qeveria pakistaneze do të angazhohet për sjelljen e legjislacionit adekuat në mënyrë të çrrënjosjes së vrasjeve të nderit.

Chinoy e ka fituar çmimin Oscar në vitin 2012 për dokumentrarin e tij rreth tmerrit që përjetojnë gratë pakistaneze si rezultat i sulmeve me acid

XS
SM
MD
LG