Ndërlidhjet

Juncker: Disa shtete "kanë dështuar" në krizën me refugjatë


Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë sot se disa shtete evropiane “kanë dështuar në përpjekjet e tyre” për zgjidhjen e krizës së migrantëve, duke përfshirë edhe marrëveshjen për zhvendosjen e 160 mijë emigrantëve nga Italia dhe Greqia.

Deri tani vetëm 272 refugjatë janë zhvendosur në vendet e tjera nga gjithsej 160 mijë refugjatë që janë paraparë të zhvendosen me marrëveshjen që e kanë arritur vendet anëtare të BE-së, në kuadër të përpjekjeve për përballjen me refugjatë

“Nuk është që komisioni nuk i ka shpërndarë”, ka thënë udhëheqësi i ekzekutivit të Bashkimit Evropian.

“Por një numër i shteteve anëtare kanë dështuar për ta ofruar atë që ne duhet ta bëjmë dhe në atë që nga ne është dashur të bëhet”, ka shtuar Junker.

Junker nuk u zotua se do të hidhet poshtë marrëveshja për zhvendosjen e refugjatëve, e cila është miratuar në fund të tetorit pavarësisht kundërshtimit të disa kryeqyteteve evropiane.

Ai tha se “është duke u lodhur” nga presioni që po i bëhet komisionit për punën e pamjaftueshme në zgjidhjen e krizës më të madhe me refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai ka kërkuar nga shtetet anëtare që të punojnë për zbatimin e planeve për të cilat janë zotuar vetë.

XS
SM
MD
LG