Ndërlidhjet

logo-print

Kosova përkujton 17 vjetorin e masakrës së Reçakut


Ilustrim

Ilustrim

Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 17 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë.

Në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, homazhe kanë bërë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe personalitete tjera të jetës politike e publike në vend.

Në Reçak shkoi edhe ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Willaim Walker, të cilit i është organizuar dhe një ceremoni e vënies së gur-themelit të shtatores së tij. Walker, këtë ngjarje e patë cilësuar si masakër dhe "krim kundër njerëzimit".

Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Në nderim të viktimave, ttë premten kanë marrë pjesë edhe qindra qytetarë nga e mbarë Kosova, të cilët po vizitojnë kompleksin memorial.

Pas homazheve është organizuar edhe një akademi përkujtimore.

XS
SM
MD
LG