Ndërlidhjet

Policia indoneziane në kërkim të qelizës së terroristëve


Ilustrim
Ilustrim

Policia indoneziane thotë se janë vënë në kërkim të qelizave të terroristëve, të cilët besohet se qëndrojnë prapa sulmeve të kryera gjatë të enjtes në kryeqytetin Xhakarta.

Dy civilë, një kanadez dhe një indonezian, si dhe pesë personat e armatosur me eksplozivë, janë vrarë gjatë sulmeve të 14 janarit.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Policia ka njoftuar sot se i ka identifikuar katër nga sulmuesit, dy nga të cilët të dënuar më parë.

Tre persona janë arrestuar sot në Indonezi në lidhje me terrorizmin por nuk është saktësuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet e së enjtes.

Shefi i policisë në Xhakartë, Tito Karnavian, ka thënë se indoneziani me emrin Bahrum Naim, i cili gjendet në Siri krahas grupit militant Shteti Islamik, besohet të jetë koordinatori i sulmeve.

Ndërkohë, autoritetet në të gjithë Indonezinë e kanë rritur nivelin e sigurisë e posaqërisht në sigurinë e zyrave qeveritare, stacioneve të policisë, ambasadave dhe komplekseve të tjera.

XS
SM
MD
LG