Ndërlidhjet

Jahjaga bën thirrje për zgjidhjen e krizës me anë të dialogut


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje sërish subjekteve politike që të gjejnë një zgjidhje politike për krizën e krijuar duke i lënë anash dallimet politike.

Në akademinë përkujtimore të organizuar në përkujtim të masakrës së Reçakut, ku 17 vjet më parë forcat serbe kishin ekzekutuar 47 civilë shqiptarë, Jahjaga tha se Kosova mbetet ende “në gjysmë të rrugës për ta bërë shtetin”.

“Paqja ndërtohet me mund dhe ajo s’mund të humbet. Gjuha jonë është e dialogut, jo e dhunës. Ne duhet të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje pa prekur shtetin. Për sfidat politike do të na duhet që të gjithë të ulemi dhe të flasim dhe të gjejmë zgjidhje me gjuhën e dialogut”, ka thënë presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG