Ndërlidhjet

Javën tjetër Merkel takon kryeministrin turk


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Të premten e javës tjetër, kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta presë në takim kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka njoftuar sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Në qendër të bisedimeve, sipas zëdhënësit Steffen Seibert, do të jetë sulmi i 12 janarit në Stamboll, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë persona, shumica nga ta gjermanë.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë edhe për luftën e vendeve të tyre ndaj terrorizmit, si dhe për fluksin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku, si në Gjermani, ashtu edhe në Turqi.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të konsultimeve të qeverisë gjermane me qeveritë e disa vendeve, duke përfshirë edhe atë të Kinës dhe Indisë .

Në takimin e 22 janarit pritet të marrin pjesë edhe ministrat e brendshëm, ata të jashtëm, si dhe ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.

Turqia ka një marrdhënie të veçantë me Gjermaninë, si vend me ekonominë më të madhe në Evropë.

Gjermania është shtëpi për rreth tre milionë njerëz me origjinë turke.

XS
SM
MD
LG