Ndërlidhjet

Çmimet e naftës sërish nën 30$ për fuçi


Ilustrim
Ilustrim

Çmimet e naftës kanë rënë nën 30 dollarë për fuçi, për herë të dytë këtë javë.

Kjo vjen në kohën e shqetësimeve se Irani mund të rinisë eksportet e naftës. Tregu, ndërkohë, është i mbifurnizuar, ndërsa kërkesa është e dobët.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, ka rënë në 29.46 dollarë për fuçi.

Irani mund të rinisë eksportet nëse Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore konstaton se Republika Islamike ka frenuar programin e saj bërthamor.

Kjo agjenci mund të publikojë raportin sot, pas një takimi që po mbahet në Vjenë.

Çmimet e naftës kanë rënë për 70 përqind në 15 muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG