Ndërlidhjet

Mustafa: Masakra e Reçakut, ditë e dhimbjes dhe e kthesës historike


Ilustrim

Ilustrim

Masakra e Reçakut, e cila ndodhi 17 vjet më parë, është përkujtuar sot edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë mbledhjes së qeverisë së vendit.

Mustafa ka thënë se Kosova “i përkujton me nderimet më të larta të rënët e kësaj masakre dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kosovës”.

“Masakra e Reçakut 17 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e pikëllimit, por edhe ditë e fillimit të fundit të luftës, ditë e cila e mobilizoi botën demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve legjitime të popullit të Kosovës për fitimin e lirisë”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Institucionet e Republikës së Kosovës, sipas një komunikate të lëshuar nga qeveria, do të jenë të përkushtuara për të realizuar aspiratat për të cilat e kanë dhënë jetën të gjithë të rënët gjatë luftës në Kosovë.

XS
SM
MD
LG