Ndërlidhjet

logo-print

Ilaçi eksperimental lë një person me tru të vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Një eksperiment klinik i një ilaçi të ri në Francë ka lënë një person me tru të vdekur dhe pesë të tjerë në gjendje serioze, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Francës.

Ministrja e Shëndetësisë, Marisol Touraine, ka thënë se gjashtë vullnetarët kanë marrë pjesë në “testimin e një medikamenti oral, të zhvilluar në një laborator evropian” në veriperëndim të qytetit Renes.

Prova është pezulluar dhe zyra e prokurorit ka thënë se ka nisur hetimet.

Nuk është ende e qartë se për çfarë qëllimi është menduar të përdoret ilaçi.

Çdo vit, mijëra vullnetarë, përfshirë studentë që bëjnë përpjekje të fitojnë para shtesë, marrin pjesë në eksperimente të tilla klinike.

XS
SM
MD
LG