Ndërlidhjet

Ban: Lufta e ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i OKB-së


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka folur sot përpara ambasadorëve të OKB-së në Nju Jork për planin e tij të veprimit për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm, si dhe për të zhvilluar tutje Strategjinë Globale Kundër Terrorizmit, të miratuar nga OKB-ja, më 8 shtator, 2006.

“Për aq kohë sa angazhimi i Kombeve të Bashkuara është i bashkërenduar, unë do ta bëj parandalimin e ektremizmit të dhunshëm prioritet në gjithë OKB-në”.

“Kjo mund të kërkojë burime shtesë financiare. Andaj, kemi propozuar një fond të mundshëm shtesë”, ka thënë Ban.

Sulmet e militantëve islamikë janë intensifikuar viteve të fundit.

Vetëm dje, i ashtuquajturi Shtet Islamik ka kryer sulme në Xhakratë të Indonezisë, duke vrarë dy civilë.

Këtë javë ka pasur sulme terroriste edhe në Stamboll, me ç’rast janë vrarë dhjetë turistë gjermanë.

XS
SM
MD
LG