Ndërlidhjet

Zvicra mbron ligjin për konfiskimin e pasurisë së migrantëve


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Zvicrës ka mbrojtur ligjin e saj që kërkon nga azilkërkuesit të dorëzojnë pasurinë, e cila tejkalon vlerën prej 1,000 dollarësh.

Pasuria raportohet të jetë konfiskuar në mbi 100 raste në Zvicër, vitin e kaluar.

Këshilli për Refugjatë i Zvicrës ka thënë se praktika është e padrejtë.

Por, qeveria këmbëbul se politika reflekton dëshirën e votuesve zviceranë.

“Ligji zviceran thotë se refugjatët azilkërkues, të cilët kanë para, duhet të kontribuojnë në shpenzimet që shkaktojnë për kohën sa janë këtu. Andaj, ne i marrim sendet e tyre të vlefshme kur ata arrijnë në Zvicër”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë, Lea Wertheimer, për televizionin zviceran.

Këtë javë edhe Danimarka ka dalë me propozimet për të konfiskuar paratë e gatshme të migrantëve dhe sendet e tjera individuale në vlerë prej më shumë se 10,000 kroner (1,340 dollarë).

Ligjvënësit danezë kanë debatuar për planet të mërkurën, ndërsa ligji pritet të miratohet po këtë muaj.

XS
SM
MD
LG