Ndërlidhjet

SHBA zbulon vrasjen e 8 civilëve në sulmet kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria amerikane ka thënë se tetë civilë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në pesë sulme të ndara ajrore, vitin e kaluar, të cilat kanë pasur në shënjestër grupin militant Shteti Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dy civilë janë vrarë në prill dhe tre të tjerë në korrik.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë të premten se hetimet kanë gjetur se sulmet kanë respektuar ligjet e konfliktit të armatosur dhe se masat e duhura janë ndërmarrë.

Ushtria amerikane ka thënë se i vjen keq për “humbjet e padëshirueshme të jetëve dhe plagosjet si rezultat i sulmeve ajrore”.

XS
SM
MD
LG