Ndërlidhjet

B. Faso: Përfundoi operacioni kundër militantëve në hotel


Pamje gjatë operacionit të forcave të sigurisë në Burkina Faso kundër militantëve të al-Kaidës
Pamje gjatë operacionit të forcave të sigurisë në Burkina Faso kundër militantëve të al-Kaidës

Operacioni kundër militantëve të al-Kaidës në një hotel luksoz në Burkina Faso ka përfunduar, me ç’rast janë liruar 126 persona, që ishin rrëmbyer.

Autoritetet në Burkina Faso thanë sot se forcat vendëse dhe ato të Francës e morën kontrollin në hotelin Splendid me katër yje dhe në një kafene të afërt, në kryeqytetin Ouagadougou.

Ministria e brendshme e Burkina Fasos tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë tre persona të armatosur dhe ende po i vazhdojnë kërkimet në hotelet e afërta për të qenë të sigurt se nuk ka militantë të fshehur.

Pas depërtimit të militantëve në hotel dhe në kafene, mbrëmë vonë, janë vrarë së paku 20 vetë dhe 33 të tjerë janë plagosur.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë al-Kaida në Magrebin Islamik.

Burkina Faso është vend me popullatë shumicë myslimane dhe ka qenë në gjendje të trazirave prej fundit të vitit 2014, kur është përmbysur presidenti, i cili kishte sunduar për një kohë të gjatë.

XS
SM
MD
LG