Ndërlidhjet

FMN: Aprovohet rishikimi i parë i marrëveshjes me Kosovën


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

“Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mbledhjen e mbajtur më 15 janar 2016, ka vlerësuar lart progresin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e pozitës fiskale dhe financiare të vendit, si dhe në implementimin e reformave për rritje të qëndrueshme ekonomike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së financave të Kosovës.

Mëtutje në kumtesë theksohet se “është vlerësuar lart përformanca e të hyrave, menaxhimi i mirë i shpenzimeve, rritja e bilancit fiskal, si dhe përformanca e sektorit financiar”.

“Si rrjedhojë, në ditët në vijim, Qeveria pret që FMN të bëjë disbursimin e transhit të dytë të financimit prej rreth 35 milionë euro”, thotë Ministria e financave e Kosovës, duke konstatuar se “ashtu si deri tani, Ministria e financave dhe Qeveria e Kosovës, do të vazhdoj me implementimin e reformave të parapara me dokumentet strategjike të Qeverisë, si parakusht për një rritje më të shpejtë të ekonomisë, duke intensifikuar bashkëpunimin me FMN dhe institucionet e tjera relevante që përkrahin Qeverinë e Kosovës në agjendën e saj zhvillimore”.

XS
SM
MD
LG