Ndërlidhjet

NASA: U ndërpre shëtitja e astronautëve në kozmos


Pamje e shëtitjes së mëparshme të astronutëve në gjithësi
Pamje e shëtitjes së mëparshme të astronutëve në gjithësi

Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA, ka njoftuar mbrëmë vonë se e ka ndërprerë shëtitjen e astronautit britanik, Tim Peake, duke e penguar ta realizoj ecjen e tij të parë të plotë në kozmos, pasi në helmetën e kolegut të tij amerikan në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, Tim Kopra, ishte zbuluar uji.

“Ekuipazhi nuk është në kurrfarë rreziku” ka thënë komentatori i misionit, Rob Navis, gjatë transmetimit të drejtëpërdrejt në NASA TV.

Kopra tha se uji në helmetë, që ishte paraqitur pas katër orësh të shëtitjes së paraparë prej 6 orësh e gjysmë, ishte afro 10 centimtetra i gjatë dhe 5 i lartë.

“Kjo madhësi ishte për shqetësim”, tha shefi i astronautëve të NASA-s, Chris Cassidy, pasi kozmonautët hynë brenda Stacionit Ndërkombëtar të Gjithsësisë në mënyrë të sigurt.

Lëvizja e astronautit Peake ka zgjuar interesim të madh në Britani, kështu që shëtitja e tij në kozmos është transmetuar direkt në shumë rrjete televizive.

XS
SM
MD
LG