Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Publikohet videoja e sulmit ajror kundër IS-it


Ilustrim i sulmeve ajrore

Ilustrim i sulmeve ajrore

Departamenti amerikan i mbrojtjes e ka publikuar një video, ku shihet bombardimi amerikan ndaj një selie ku janë mbajtur parat e gatshme të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Mosul të Irakut, më 11 janar.

Videoja e shkurtër bardh e zi, është publikuar mbrëmë vonë dhe fillon me një pamje nga hapësira e ndërtesës në Mosul, që është bazë e militantëve në Irak. Pastaj kjo ndërtesë është goditur me dy bomba të fuqishme.

Mijëra copa të letrave, për të cilat Pentagoni thotë se janë para, shihen duke fluturuar mbi vendin e bombarduar pas sulmit ajror.

Zyrtarët amerikanë thonë se janë shkatërruar miliona dollarë, por sasia e saktë nuk dihet.

Kjo është hera e dytë që Shtetet e Bashkuara e kanë bombarduar një kapacitet të parave të gatshme të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Këto caqe, së bashku me sulmet kundër pajisjeve të naftës, janë pjesë e përpjekjeve për dobësimin e forcës së tyre financiare.

XS
SM
MD
LG