Ndërlidhjet

BE: Turqia kritikohet për arrestimin e akademikëve


Pamje e një pjese të Stambollit

Pamje e një pjese të Stambollit

Bashkimi Evropian e ka cilësuar si “ekstremisht shqetësuese” arrestimin në Turqi të akademikëve që e kishin nënshkruar një peticion me të cilin denoncoheshin operacionet ushtarake kundër kryengritësve kurdë në pjesën juglindore të këtij vendi.

“Hapat e ndërmarrë kundër akademikëve turq, që e kishin nënshkruar deklaratën lidhur me pjesën juglindore të Turqisë, është zhvillim ekstremisht shqetësues”, thuhet në një kumtesë të BE-së.

Mëtutje theksohet se “ata tashmë nuk janë të burgosur, por procedurat kundër tyre vazhdojnë”.

Media turke kanë raportuar dje se 27 akademikë janë akuzuar për propagandë terroriste se e kanë nënshkruar deklaratën e titulluar Ne Nuk Do të Jemi Palë në Këtë Krim, me të cilën kërkohet që Ankaraja t’i ndalë “masakrat e qëllimshme dhe dëbimin e kurdëve dhe popujve të tjerë në rajon”.

Akademikët ishin marrë në pyetje dhe pastaj janë liruar, ka raportuar agjencia e lajmeve Dogan.

XS
SM
MD
LG