Ndërlidhjet

Rusi: Zgjedhet presidenti i ri i atletëve pas aferës me doping


Ilustrim i dopingut në atletikë
Ilustrim i dopingut në atletikë

Federata e Atletikës e Rusisë e ka zgjedhur presidentin e ri, në kuadër të përpjekjeve për ta përfunduar suspendimin nga pjesëmarrja në garat olimpike në fushë dhe vrapime.

Presidenti i ri është zgjedhur Dmitry Shlyakhtin, ministër i sportit në rajonin Samara në Rusinë qendrore. Për të votuan unanimisht më se 100 zyrtarë sportivë në konferencën e federatës të mbajtur sot në Moskë.

Shlyakhtin tha se prioritet i tij është që ta siguroj pjesëmarrjen e atletëve rusë në Lojërat Olimpike.

“Kjo nuk është kohë e lehtë për Rusinë, nuk është kohë e lehtë për sportistët”, tha sot Shlyakhtin dhe shtoi se “shkuarja në Lojërat Olimpike është detyra numër një”.

Rusia është supsenduar nga atletika botërore vitin e kaluar, pas akuzave për doping të gjërë të mbështetur nga shteti, që ishin paraqitur në një raport të Agjencisë botërore kundër dopingut, që e zbuloi skandalin më të madh sportiv në Rusi për disa dekada.

XS
SM
MD
LG