Ndërlidhjet

Rusi: Akuza ndaj perëndimit për politizim të krizës në Siri


Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Rusia e ka akuzuar perëndimin për politizim të krizës humanitare në Siri, në mënyrë që ajo rrezikon shkatërrimin e procesit të bisedimeve për arritjen e paqes.

Zëvendësambasadori rus në OKB, Vladimir Safronkov, e ka kontestuar çështjen se përse Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, e kishin ftuar seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për urinë dhe vuajtjen e popullit në qytetin Madaja, që është nën kontroll të kryengritësve, e që është i rrethuar nga trupat qeveritare të Sirisë, ndërsa është minimizuar vuajtja e qytetet që janë të rrethuara nga kryengritësit.

Ai theksoi se ky “standard i dyfishtë” dhe e “gjithë kjo zhurmë e panevojshme” i shkatërron bisedimet paqësore të parapara për 25 janar.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se si qeveria ashtu edhe kryengritësit po kryejnë krime lufte duke i lënë me qëllim civilët pa ushqim, por pjesa më e madhe e raporteve ishin fokusuar në Madaja, ku Kombet e Bashkuara këtë javë kanë dërguar ndihma me kamionë.

Zëvendësambasadori britanik, Peter Wilson, tha se të gjitha palët duhet ta tërheqin rrethimin, por qeveria “e ka përgjegjësinë primare t’i mbrojë sirianët”.

“Tua lëmë anëtarëve të këshillit me lidhje me regjimin, që ta përdorin ndikimin e tyre, e jo forcën e vet ajrore, për ta shqyrtuar këtë situatë të tmerrshme”.

Safronkov tha se Rusia e kishte inkurajuar Sirinë që të bashkëpunoj me OKB-në.

XS
SM
MD
LG