Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Kërkohen fonde shtesë për ndihma humanitare


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara theksohet se në botë kërkohet shpenzim i shumës shtesë prej 15 miliardë dollarëve në vit, për ndihmë humanitare për viktimat e konflikteve dhe katastrofave natyrore.

Në raportin e paraqitur sot në Dubai nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, theksohet se aktualisht në gjithë botën shpenzohen 25 miliardë dollarë për çdo vit për ndihma humanitare. Kjo shumë është 12 herë më e madhe se ajo që është shpenzuar para 15 viteve.

“Ne kemi një problem që rritet në mënyrë eksponenciale”, tha Kristalina Georgieva, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian dhe anëtare e panelit prej 9 vetësh, që e ka përgatitur raportin.

Në këtë raport theksohet se burime të reja të financimit të ndihmës humanitare jund të jenë taksat vullnetare për bileta futbolli ose koncerte.

Raporti ka rekomanduar, po ashtu, mbikëqyrje në financat sociale islamike dhe dhënien e detyrueshme të lëmoshës.

Në raport, mëtutje, kërkohet zgjerim i numrit të vendeve donatore, pasi aktualisht vetëm pesë shtete kontribuojnë me afro dy të tretat e të gjitha ndihmave humanitare publike.

XS
SM
MD
LG