Ndërlidhjet

logo-print

Moldavi: Mijëra vetë protestuan derisa kriza vazhdon


Pamje nga një protestë e mëparshme në Kishinev të Moldavisë

Pamje nga një protestë e mëparshme në Kishinev të Moldavisë

Mijëra vetë kanë protestuar në tri demonstrata të ndara në kryeqytetin Kishinev në Moldavi, derisa po vazhdon kriza politike në këtë vend.

Dy protesta të djeshme ishin organizuar nga një parti proruse, ndërsa protesta e tretë ishte mbajtur nga një grup i shoqërisë civile kundër korrupsionit.

Këto protesta u bënë një ditë pasi presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, për kryeministër të ri e ka nominuar politikanin, Pavel Filip, që aktualisht është ministër i teknologjisë.

XS
SM
MD
LG