Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 13 të vrarë


Pamje pas sulmit në Xhalalabad

Pamje pas sulmit në Xhalalabad

Zyrtarët afganë thonë se së paku 13 vetë janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës kundër shtëpisë së një politikani lokal në qytetin lindor, Xhalalabad.

Një zëdhënës qeveritar tha se sulmuesi e aktivizoi eksplozivin sot në mëngjes në shtëpinë e politikanit, Obaidullah Shinwari, ku shumë njerëz ishin mbledhur për ta festuar lirimin e vëllait të tij nga talibanët.

Politikani Shinawri nuk është lënduar.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, në rrjetin Twitter ka shkruar se talibanët nuk e kanë kryer këtë sulm.

XS
SM
MD
LG