Ndërlidhjet

Amerikanët e liruar u larguan nga Teherani


Jason Rezaian - njëri nga personat e liruar nga Irani
Jason Rezaian - njëri nga personat e liruar nga Irani

Katër amerikanët e liruar nga burgjet në Iran, në kuadër të këmbimit të të burgosurve, janë larguar nga Teherani, ka thënë sot një zyrtar amerikan dhe kanë raportuar mediat shtetërore iraniane.

Këta katër persona janë, Jason Rezaian, shef i zyrës së Washington Postit në Teheran, Saeed Abedini, klerik nga Ajdaho, Amir Hekmati, ish-pjesëtar i marinës amerikane nga Flinti në Miçigen, dhe Nosratollah Khosravi-Roodsari.

E përditshmja Washington Post ka konfirmuar se Rezaian është larguar “i sigurt” nga Irani me bashkëshorten e tij. Jason Rezaian ishte burgosur për më tepër se një vit për shkak të akuzave për spiunim. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

Amerikani i pestë, studenti Matthew Trevithick, është liruar ndaras.

Teherani e ka shpallur lirimin e pesë amerikanëve mbrëmë, kur janë tërherqur sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.

Sipas marrëveshjes për këmbimin e të burgosurve, Shtetet e Bashkuara dje i kanë amnistuar 7 iranianë, 6 prej tyre me shtetësi të dyfishtë amerikano-iraniane, që ishin të dënuar ose ishin në pritje të procesit gjyqësor në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG