Ndërlidhjet

Kryesuesi i parlamentit e sulmoi opozitën dhe mediat


Vladimir Putin (majtas) dhe Ramzan Kadyrov gjatë një takimi në Moskë

Vladimir Putin (majtas) dhe Ramzan Kadyrov gjatë një takimi në Moskë

Kryesuesi i parlamentit të rajonit të Çeçenisë në Kaukazin Verior të Rusisë, e ka publikuar një deklaratë të ashpër duke e akuzuar opozitën dhe mediat se janë “tradhtarë” nën kontrollin e agjencive të sigurimit perëndimor.

Kryesuesi, Magomed Daudov, mbrëmë e ka publikuar një deklaratë ku thekson se radio stacioni liberal, Ekho Moskva, dhe kanali televiziv, Dozhd Internet, janë “seli të kolonës së pestë”, ndërsa i ka sulmuar siç ka thënë ai “figurat e paguara të kulturës bashkëkohëse, të politikës dhe gazetarisë” duke i cilësuar si armiq cinikë të Rusisë.

Kjo deklaratë e Daudovit u bë disa ditë pasi lideri i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, tha se çdokush që e kundërshton presidentin rus, Vlaidmir Putin, është “armik i popullit” dhe “tradhtar”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e ligjvënësit të pavarur, Konstantin Senchenko, që në rrjetin Facebook të shkruaj se Kadyrov është “turp” për Rusinë. Më vonë Senchenko kërkoi falje për komentet e tij, pas një bisede të dyshuar me një përfaqësues të paemëruar çeçen.

Lideri çeçen, Kadyrov, gjërësisht është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut dhe shumë njerëz besojnë se ai i ka mbikëqyrë vrasjet e kundërshtarëve politikë si në Rusi ashtu edhe jashtë saj.

XS
SM
MD
LG