Ndërlidhjet

B. Faso: Në mesin e të vrarëve – 15 vetë ishin të jashtëm


Pjesëtarët të sigurisë gjatë aksionit kundër militantëve në Burkina Faso

Pjesëtarët të sigurisë gjatë aksionit kundër militantëve në Burkina Faso

Në sulmin terrorist më 15 janar në Burkina Faso, janë vrarë edhe katër shtatas të Ukrainës, ka njoftuar mbrëmë Ministria e jashtme e këtij vendi.

Gjatë sulmit kundër një hoteli dhe restoranti në kryeqytetin e Burkina Fasos, janë vrarë gjithsej 29 vetë. Pos ukrainasve, janë vrarë edhe 6 kanadezë, dy francezë, dy zviceranë dhe një amerikan.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë al-Kaida në Magrebin Islamik.

Të katër sulmuesit, përfshirë dy femra, janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, këtë sulm e ka përshkruar si “qyqar dhe të turpshëm”.

Ky vend afrikan me popullatë shumicë myslimane, gjendet në situatë të trazirave prej vitit 2014, kur ishte përmbysur presidenti i atëhershëm, që kishte shërbyer për një kohë të gjatë.

XS
SM
MD
LG