Ndërlidhjet

Vatikan: Papa i mirëpriti mijëra migrantë besimtarë


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk sot i ka mirëpritur afro 5 mijë besimtarë migrantë në meshën speciale në Vatikan, me ç’rast u ka thënë që t’i ruajnë “vlerat kulturore të çmuara” të tyre.

“Prania juaj këtu në këtë shesh është shenjë e shpresës në Zotin”, tha Papa, dhe u ka rekomanduar që “të mos lejojnë që të zhvishen nga kjo shpresë dhe lumturinë e jetës”.

Papa Françesk disa herë u ka bërë thirrje vendeve evropiane që t’i mirëpresin njerëzit që largohen nga lufta dhe varfëria, raporton AFP nga Vatikani.

Vlerësohet se vala aktuale e migrantëve që ka kulmuar në vitin 2015 paraqet krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Pas meshës, Papa i ka lavdëruar “me dashuri të madhe komunitetet etnike të pranishme” në Qytetin e Vatikanit dhe “njerëzit që i kanë ndihmuar dhe mirëpritur”migrantët.

XS
SM
MD
LG