Ndërlidhjet

Ukraina ndërprenë bashkëpunimin tregëtar me Krimenë


Ilustrim
Ilustrim

Vendimi i qeverisë ukrainase për ndërprerjen e tregëtisë me gadishullin e aneksuar nga Rusia, Krimea, ka hyrë në fuqi.

Vendimi për ta ndaluar tregëtinë përgjatë gjithë vijës administrative është miratuar nga qeveria në Kiev në dhjetor 2015.

Më 16 dhjetor, kur është marrë vendimi për suspendimin e tregëtisë me Krimenë, kryeministri Ukrainas Arseni Yatsenyuk, pati thënë se brenda 30 ditësh do të ndërpritet “furnizimi me artikuj, punë, shërbime për në Krime dhe nga Krimeja”.

Nga ndalesa e qeverisë ukrainase janë përjashtuar “gjërat personale, ushqimet e rëndësishme sociale dhe ndihma humanitare”.

Krimeja është aneksuar nga Rusia në mars të vitit të kaluar dhe tash po ballafaqohet me mungesë të plotë të rrymës elektrike, pasi largëpërçuesit për në gadishull janë shkatërruar nga persona të panjohur në muajin nëntor.

Kjo çështje ka shkaktuar krizë në Krime dhe i ka ngritur edhe më tepër tensionet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG