Ndërlidhjet

SHBA: Kandidatët demokratë debatojnë para votimit të 1 shkurtit


Kandidatët demokratë, Hillary Clinton dhe ( Bernie Sanders

Kandidatët demokratë, Hillary Clinton dhe ( Bernie Sanders

Tre kandidatët nga radhët e demokratëve për zgjedhjet poresidenciale të 2016-tes në SHBA, janë takuar në një debat, për herë të fundit para nisjes së votimit në shtetin Iowa që fillon më 1 shkurt.

Ish-sekretaraja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton më 17 janar ka debatuar së bashku me senatorin Bernie Sanders në lidhje me reformën e kujdesit shëndetëor, kontrollin e armëve si dhe rregullimin e institucioneve financiare.

Sanders ka thënë se Clinton ka udhëhequr në fillim të garës me më shumë se 50 për qind të mbështetjes, por sipas tij, sondazhet e tashme tregojnë se ata të dy konkurrojnë ngushtë në Iowa derisa ka shtuar se ai e ka një mbështetje më të madhe në New Hampshire, vend i cili do të votoj më 9 shkurt.

“Kjo është interesante”, është përgjigjur Clinton teksa është pyetur për marrdhëniet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ajo ka shtuar se me Putin kanë pasur mardhënie të ashpra ngase sipas saj, Putin është i tillë që “do të marr sa më shumë nëse ju nuk merrni”.

Ndonëse është shumë prapa në sondazhe, në këtë debat ka marrë pjesë edhe kandidati Martin O'Malley, që dikur ka qenë guvernator i Marylandit.

XS
SM
MD
LG