Ndërlidhjet

Burgosen 10 sirianë për sulmin vetvrasës në Stamboll


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Turqi i ka burgosur dhjetë sirianë si të dyshuar në lidhje me sulmin vetvrasës që ka ngjarë javën e kaluar në Stamboll, ku janë vrarë dhjetë shtetas gjermanë.

Dhjetë shtetas sirianë po mbahen në paraburgim nën dyshimin se i përkasin grupit militant Shteti Islamik.

Gjashtë persona të tjerë të cilët janë arrestuar mbi të njëjtat dyshime, janë liruar me kusht dhe procedura ndaj tyre është duke vazhduar.

Autoritetet turke kanë thënë se sulmuesi vetvrasës në Stamboll, i cili vendlindje e ka Arabinë Saudite, kishte lidhje me Shtetin Islamik.

Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Stamboll.

Dhjetë turistë gjermanë janë vrarë në shpërthimin e 12 janarit në zonën turistike Sultanahmet të Stambollit. Pos të vrarëve, 17 të tjerë janë lënduar.

XS
SM
MD
LG