Ndërlidhjet

Australia shton numrin e trupave në Afganistan


Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, së bashku me ushtarët e vendit të tij

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, së bashku me ushtarët e vendit të tij

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul të Afganistanit, kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka njoftuar se vendi i tij do ta shtoj numrin e trupave në Afganistan.

Turnbull ka thënë sot se Austrialia do t’i shtoj edhe 20 trupa në misionin e saj të sigurisë në Afganistam, duke e rritur numrin e trupave në 270.

Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi Turnbull e ka hedhur poshtë një kërkesë të presidentit amerikan, Barak Obama, për angazhimin e më shumë trupave australiane në luftën ndaj grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Turnbull sot do të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara ku gjatë ditës së martë do të ketë takime në lidhje me çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme.

41 ushtarë australianë janë vrarë gjatë 12 viteve të pjesëmarrjes në operacionet e sigurisë në Afganistan.

XS
SM
MD
LG