Ndërlidhjet

Konfirmohet zhdukja e tre amerikanëve në Irak


Bagdad, Irak

Bagdad, Irak

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar zhdukjen e tre amerikanëve në Bagdad pas raportimit të mediaave irakiane për rrëmbimin e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, tha se autoritetet amerikane “janë duke punuar së bashku me autoritetet irakine për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”.

Zyrtarët amerikanë nuk i kanë identifikuar amerikanët e zhdukur dhe as se çfarë po bënin ata në Irak.

Raportet e mediave irakiane thonë se ata janë zhdukur më 15 ose 16 janar.

Një zyrtar i intelegjencës irakiane i ka thënë agjencisë Associated Press se tre amerikanë janë rrëmbyer së bashku me përkthyesin e tyre irakian në lagjen jugore të Bagdadit, Dora.

Një kolonel i policisë irakiane, duke folur në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se sipas informacioneve që po posedojnë, tre amerikanë dhe një përkthyes irakian, janë rrëmbyer nga persona që ishin të veshur me uniformë të milicisë ushtarake.

Forcat paraushtarake e donimuar nga milicia shiite që e kanë mbështetjen e Iranit, e kanë ndihmuar Irakun në luftën ndaj Shtetit Islamik. Por, ata kanë qenë të akuzuar edhe për abuzime, duke përfshirë ekzekutimet dhe rrëmbimet.

XS
SM
MD
LG