Ndërlidhjet

Irani reagon pas sanksioneve të reja nga Uashingtoni


Ilustrim

Ilustrim

Teherani ka reaguar pas sanksioneve të reja amerikane të vendosura mbi programin e raketave balistike të Iranit, duke thënë se sanksionet “nuk kanë legjitimitet ligjor apo moral” për shkak të shitjes së armëve nga Uashingtoni në drejtim të vendeve në Lindjen e Mesme.

Një ditë pasi Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian i kanë tërhequr sanksionet ndaj Iranit të ndërlidhura me programin atomik, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar më 17 dhjetor se kanë shpallur sanksione të reja kundër kompanive iraniane dhe individëve të ndërlidhur me programin raketor balistik iranian.

Sanksione janë imponuar kundër pesë shtetasve të Iranit dhe një rrjeti të kompanive me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinë, ka njoftuar të dielën Departamenti amerikan i Thesarit.

Ekspretët e Kombeve të Bashkuara në muajin dhjetor kanë raprtuar se prova e raketës balistike me rreze të mesme veprimi në muajin tetor ishte shkelje e sanksioneve, me të cilat Iranit nuk i lejohet lansimi i raketave të afta për bartjen e kokave atomike.

Pavarësisht reagimeve nga Teherani, Uashintoni ka njoftuar se çështja e testeve të raketave të Iranit është e ndarë nga marrëveshja bërthamore.

XS
SM
MD
LG