Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët afganë ftohen të marrin pjesë në bisedime


Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani

Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Salahuddin Rabbani, iu ka bërë thirrje sot të gjitha fraksioneve të talibanëve, që të marrin pjesë në bisedimet e paqes me qeverinë afgane.

Teksa ka folur në fillim të bisedimeve në Kabul, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje për arritjen e marrëveshjes së paqes me talibanët, Rabbani tha se Kabuli dëshiron që “të gjithë talibanët të bashkohën në një tryezë për bisedimet e paqes”.

Nëse talibanët refuzojnë të marrin pjesë në bisedime, sipas tij, do të kuptohet se talibanët nuk janë të interesuar për paqes.

Populli afgan, sipas tij, nuk do ta toleroj një proces të zgjatur të bisedimeve pa një rezultat përfundimtar.

Në takimin në Kabul po marrin pjesë përfaqësues nga Afganistani, Pakistani si dhe zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Takimi po mbahet një javë pas takimit, me të njëjtën përbërje, që është mbajtur në Islamabad.

XS
SM
MD
LG