Ndërlidhjet

Mbreti spanjoll nis takimet me liderët e partive


Ilustrim
Ilustrim

Mbreti spanjoll Felipe VI, të hënën ka nisur javën e takimeve me liderët e partive politike në Spanjë, para nominimit të njërit prej tyre për ta formuar qeverinë e re spanjolle.

Zgjedhjet nacionale u mbajtën në Spanjë muajin e kaluar.

Tradicionalisht, monarku fton fituesin e zgjedhjeve që ta formojë qeverinë, por ai mund t’i ftojë edhe liderët e tjerë, nëse ata ofrojnë një zgjidhje më të qëndrueshme.

Lideri i nominuar duhet ta fitojë votën parlamentare për ta marrë detyrën, por deri më tani asnjë kandidat nuk është në gjendje që të fitojë përkrahjen e mjaftueshme.

Nëse kjo çështje nuk zgjidhet brenda dy muajve pas votës së parë, duhet të thirren zgjedhjet e reja.

Mbreti ka nisur raundet e bisedimeve me përfaqësuesit e partive më të vogla dhe do ta përmbyllë javën duke u takuar me kryeministrin konservator në detyrë, Mariano Rajoy.

Partia Popullore e Rajoy ka fituar 123 ulëse, por i mungon shumica në Dhomën prej 350 anëtarësh.

Socialistët opozitarë fituan 90 ulëse, pasuar nga partia e majtë Podemos dhe aleatët e saj me 69 ulëse, ndërsa partia e qendrës, Ciudadanos, fitoi 40 ulëse.

XS
SM
MD
LG