Ndërlidhjet

Oxfam: 1% e të pasurve kanë më tepër se pjesa tjetër e popullatës


Pamje nga një sesion i organizatës Oxfam International
Pamje nga një sesion i organizatës Oxfam International

Në raportin më të ri të grupit ndërkombëtar humanitar, Oxfam, theksohet se 1% e më të pasurve në botë tash kanë nën kotroll më tepër se 99 pëqindshi i mbetur në botë së bashku.

Këtë raport organizata Oxfam e ka publikuar sot para se të filloj Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Sipas raportit, 62 individët më të pasur në botë kanë më tepër pasuri se 3.5 miliardë njerëzit më të varfër në botë. Pasuria e këtyre 62 individëve është rritur për 44% prej vitit 2010.

Afro gjysma e këtyre njerëzve më të pasur në botë, janë nga Shtetet e Bashkuara, 17 vetë janë nga Evropa, ndërsa pjesa tjetër janë nga Kina, Brazili, Meksika dhe Japonia.

Një ditë më herët, Kombet e Bashkuara e kanë publikuar një raport ku theksohet se botës i duhen t’i shpenzoj 15 miliardë dollarë shtesë për t’i ndihmuar viktimat e konflikteve dhe katastrofave natyrore.

XS
SM
MD
LG