Ndërlidhjet

PE: Këtë javë votohet për pëlqimin për MSA me Kosovën


Pamje e ndërtesës së Parlamentit Evropian
Pamje e ndërtesës së Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian, të mërkurën ose të enjten, në një seancë plenare, do të votoj për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje është arritur nëfund të vitit të kaluar, por ajo nuk është nënshkruar nga shtetet anëtare të BE-së dhe nuk ka nevojë të ratifikohet.

Kështu, dhënia e pëlqimit nga Parlamenti Evropian do të mjaftoj që ajo së shpejti të bëhet e plotfuqishme.

Pritet që dhënia e pëlqimit në Parlamentin Evropian do të kaloj pa ndonjë problem, pasi ky institucion i BE-së çdo herë ishte në favor të një marrëveshjeje të tillë me Kosovën, raportohet nga Brukseli.

Përfaqësuesit e Holandës, që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, kanë thënë se presin që gjatë periudhës së kryesimit të tyre, MSA-ja me Kosovën do të hyjë në fuqi.

XS
SM
MD
LG