Ndërlidhjet

Abu Dabi: Jahjaga merr pjesë në konferencën për energji


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në hapje të Javës së energjisë së qëndrueshme në kryeqytetin Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Mëtutje, në faqen e saj në rrjetin Facebook, shkruan se gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë, në të cilën janë edhe disa liderë ndërkombëtarë, është takuar me disa prej tyre.

Në takimet me presidentin e Sejshellit dhe kryeministrin e Marokut, Jahjaga ka kërkuar njohjen e Kosovës nga këto shtete.

Zonja Jahjaga, po ashtu, e ka falënderuar Princin e kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për donacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e një spitali të fëmijëve në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG