Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Shumica e reformistëve refuzohen nga gara për parlament


Pamje gjatë një senace të Parlamentit të Iranit

Pamje gjatë një senace të Parlamentit të Iranit

Mediat shtetërore në Iran raportojnë se afro 60% e njerëzve, që kanë konkurruar për të qenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në muajin shkurt, janë refuzuar.

Pjesa më e madhe e të refuzuarve janë reformistë.

Siamak Rah-Peyk, zëdhënës i Komitetit Qendror Mbikëqyrës të Zgjedhjeve në Iran, tha sot se vetëm 4,700 prej 12 mijë kandidatëve të regjistruar, janë miratuar.

Partitë reformiste po protestojnë kundër këtyre refuzimeve.

Reformisti, Hossein Marashi, tha se 3 mijë kandidatë të regjistruar reformistë në gjithë vendin, janë refuzuar dhe vetëm 30 prej tyre janë lejuar që të garojnë për njërin prej 290 vendeve në parlament.

XS
SM
MD
LG