Ndërlidhjet

Marok: Arrestohet një person i lidhur me sulmuesit në Paris


Pamje nga qyteti Kazablanka në Marok

Pamje nga qyteti Kazablanka në Marok

Zyrtarët marokenë thonë se autoritetet në këtë vend e kanë arrestuar një shtetas të Belgjikës, me origjinë nga Maroku, i cili është direkt i lidhur me personat që janë të involvuar në sulmet vdekjeprurëse terroriste në Paris, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ministria e brendshme e Marokut ka kumtuar se i dyshuari, i arrestuar më 15 janar, në një qytet afër Kazablankës, kishte “lidhje direkte me disa” sulmues të Parisit dhe kishte udhëtuar për në Siri, ku i ishte bashkuar grupit militant, Shteti Islamik.

Nga sulmet e koordinuara vetëvrasëse dhe të shtëna nga armët në katër lokacione në Paris, më 13 nëntor, janë vrarë 130 vetë dhe plagosur më tepër se 350 të tjerë.

Shtatë sulmues janë vrarë por policia është ende në kërkim të bashkëpunëtorëve të tyre.

Përgjegjësinë për sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Pas këtyre vrasjeve në Paris, Franca i ka filluar sulmet ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG