Ndërlidhjet

SHBA: Nderohet Martin Luther King


Martin Luther King ishte njëri nga liderët e marshit në Uashington (1963) kur e mbajti fjalimin historik "Unë Kam një Ëndërr"

Martin Luther King ishte njëri nga liderët e marshit në Uashington (1963) kur e mbajti fjalimin historik "Unë Kam një Ëndërr"

Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet dita e Martin Luther Kingut.

Dita e sotme në Shtetet e Bashkuara është festë kombëtare, gjatë së cilës përkujtohet ditëlindja e aktivistit për të drejtat civile, Martin Luther King, raporton Zëri i Amerikës.

Ai u bë i njohur në përmasa kombëtare në vitin 1955, kur udhëhoqi një bojkot të suksesshëm të autobusëve urbanë në Montgomery të Alabamës, duke kërkuar që të hiqeshin ndasitë racore për pasagjerët.

Ai mori një rol qendror në Lëvizjen për të Drejta Civile të viteve 1950 dhe 1960, duke frymëzuar miliona vetë me fjalimin e tij të titulluar “Unë Kam një Ëndërr”, gjatë marshimit për të drejta civile në Uashington.

Dr. Martin Luther King u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1964, në të njëjtin vit kur presidenti i atëhershëm, Lyndon Johnson, e nënshkroi ligjin për të drejta civile.

Dr. King u qëllua për vdekje më 4 prill 1968 në Memfis të shtetit Tenesi, ku kishte shkuar për të mbështetur një protestë të punonjësve afrikano-amerikanë.

XS
SM
MD
LG