Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shtohen zërat për bojkotin e ceremonisë Oscar


Shtatorja e vogël që u jepet fituesve të çmimeve Oscar

Shtatorja e vogël që u jepet fituesve të çmimeve Oscar

Janë shtuar zërat për bojtokin e dhënies së çmimeve Oscar nga Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave, për shkak se edhe për të dytin vit me radhë shumica e të nominuarve janë të bardhë, derisa regjisori, Spike Lee, dhe aktorja, Jada Pinkett Smith, thanë sot se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë më 28 shkurt të këtij viti.

Në një postim në rrjetin Instagram, regjisroi Lee tha se “nuk mund ta mbështet” Oskarin “krejtësisht të bardhë”, raporton agjencia AP nga Nju Jorku.

Duke theksuar se po shkruante sot, në Ditën e Martin Luther Kingut, Spike Lee, po ashtu, tha se është i ngopur dhe ka theksuar se “40 aktorë të bardhë në dy vite dhe asnjë i ngjyrosur”.

Në një video mesazh të postuar në rrjetin Facebook, aktorja Jada Pinkett Smith, po ashtu, tha se nuk do të marrë pjesë ose nuk do ta shikoj ceremoninë Oscar në muajin shkurt.

Pinkett Smith, bashkëshorti i së cilës, Will Smith, nuk është nominuar për rolin e tij në dramën traumatike “Concussion”, tha se “duke lutur për meritë ose bile vetëm duke e kërkuar atë, e ulë dinjitetin”.

XS
SM
MD
LG