Ndërlidhjet

Sharif: Shqetësim për tensionet ndërmjet A. Saudite dhe Iranit


Nawaz Sharif
Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka shprehur “shqetësim të thellë” te Mbreti Salman i Arabisë Saudite, për përkeqësimin e raporteve saudito-iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Qazi Khalilullah, tha se zoti Sharif i ka shprehur shqetësimet e tij për “përshkallëzimin e tensioneve” ndërmjet Mbretërisë saudite, me popullatë shumicë myslimane sunite, dhe Iranit, me popullatë shumicë myslimane shiite, gjatë vizitës së sotme në kryeqytetin Riad në Arabinë Saudite.

Vizita e kryeministrit Sharif në Arabinë Saudite është një përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Nawaz Sharif pritet që gjatë ditës së nesërme ta vizitoj Iranin, me ç’rast do të takohet me zyrtarët e lartë të këtij vendi.

Zëdhënësi Khalilullah tha se zoti Sharif ka kërkuar “zgjidhje të shpejtë të dallimeve iraniano-saudite me mjete paqësore”.

Arabia Saudite dhe disa aleatë arabë, i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, në fillim të muajit janar, pasi protestuesit i kanë sulmuar dhe shkatërruar misionet diplomatike saudite në Iran, pas ekzekutimit të klerikut shiit në Arabinë Saudite, Nimr al-Nimr.

Arabia Saudite e akuzon Iranin për ndërhyrje rajonale, e veçanërisht në Jemen, ku Teherani e mbështet kryengritjen opozitare, ndërsa një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite lufton kundër kësaj kryengritjeje.

Paksitani është vend me popullatë shumicë myslimane sunite, por ka edhe popullatë shiite të konsiderueshme.

XS
SM
MD
LG