Ndërlidhjet

Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë


Kuvendi i Maqedonisë
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë është shpërndarë me iniciativë të partive në pushtet, për t’i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ashtu siç kanë propozuar partitë qeverisëse VMRO DPMNE dhe BDI.

Por, vendimi për shpërndarje do të hyjë në fuqi më 24 shkurt, kur do të shpallet në gazetën zyrtare.

Fillimisht, deputetët kanë miratuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski ndërkohë që presidenti Gjorgje Ivanov për kryeministër të ri ka mandatuar Emil Dimitrievin nga partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE.

Opozita ka kundërshtuar të gjitha vendimet, para së gjithash datën për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas opozitës, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve pa pastrimin e plotë të listës së votuesve dhe krijimin e kushteve tjera për zgjedhje të lira dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG