Ndërlidhjet

Rritja ekonomike në Kinë, më e ngadalshmja në 25 vjet


Ilustrim

Ilustrim

Ekonomia e Kinës është rritur për 6.9 përqind në vitin 2015, krahasuar me 7.3 përqind në vitin paraprak.

Kjo është rritja më e ngadaltë e ekonomisë kineze në 25 vjet.

Rritja ekonomike e Kinës, e cila shihet si drejtuese e ekonomisë globale, është shqetësim i madh për investitorët në të gjithë botën.

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka thënë se rritja e dobët do të jetë e pranueshme, për aq kohë sa nuk krijohen vende të reja pune.

Analistët thonë se çdo rritje nën 6.8 përqind do të kërkojë stimuj të mëtejshëm ekonomikë.

Rritja ekonomike në çerekun e fundit të vitit 2015 ka rënë nën 6.8 përqind, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Kinë.

XS
SM
MD
LG